Sport
Lojërat Olimpike 2028 mbahen në Los Angeles
“LA 2024 dhe Komiteti Organizativ Olimpik kanë arritur një marrëveshje që Los Angeles të mbajë Lojërat Olimpike të vitit 2028”, ka thënë zëdhënësja e Këshillit Presidencial të Los Angelesit, Caolinn Mejza
Lojërat Olimpike të vitit 2028 do të mbahen në Los Angeles, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Marrëveshja u zyrtarizua të hënën, duke i hapur rrugë Parisit që të mbajë Lojërat Olimpike të vitit 2024.
“LA 2024 dhe Komiteti Organizativ Olimpik kanë arritur një marrëveshje që Los Angeles të mbajë Lojërat Olimpike të vitit 2028”, ka thënë zëdhënësja e Këshillit Presidencial të Los Angelesit, Caolinn Mejza. “Këshilli i Qytetit do të mbajë një takim të premten për të diskutuar detajet e ofertës”.
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka pranuar se do t’i japë Los Angelesit dhe komitetit organizativ 1.8 miliardë dollarë si pjesë e marrëveshjes.
Kjo është hera e parë që Lojërat Olimpike do të mbahen në SHBA që nga viti 1996 kur u mbajt Olimpiada në Atlanta.
Parisi pritet që tani të fitojë të drejtën për Olimpiadën 2024, pasi më parë KON kishte thënë se do të njoftojë për dy fituesit njëherësh, por nuk e kishte të vendosur se cili qytet cilat Lojëra Olimpike do t’i organizojë.
Vendimi do të finalizohet në muajin shtator.
http://cnnphilippines.com/sports/2017/08/01/los-angeles-2028-olympics.html
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar












