Lajme
Lokali i së ardhmes, hapet restoranti që funksionon vetëm me robotë

Nëse mendoni se do të jetë e largët dita kur robotët do të na zënë vendin e punës, atëherë gaboheni. Në Japoni, një lokal i ka “pushuar” të gjithë kamerierët dhe i ka zëvendësuar ata me robotë.
Në “Dawn Avatar Robot Café”, i cili gjendet në Tokio, të gjitha ushqimet dhe pijet shërbehen nga robotët. Një video e shpërndarë në Instagram nga blogerja Maz Green, e cila vizitoi këtë lokal në Tokio, është bërë menjëherë virale.
Ajo shkruan se robotët kontrolloheshin nga njerëz me aftësi të kufizuara. Maz Green shtoi se ishin të paktën 10 robotë që shërbenin si kamerierë, ndërsa një tjetër punonte në banak, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
“Robotët mund të komunikojnë të gjithë. Ata kanë një kamera në kokën e tyre, një mikrofon dhe një altoparlant, në mënyrë që të komunikojnë me klientët, njësoj sikur përpara tyre të ishte kamerieri”, tha Maz.
Blogerja shtoi se çmimet ishin më të shtrenjta, por ia vlen të përjetosh një eksperiencë të tillë, e cila u vjen në ndihmë njerëzve me probleme fizike.
E-Diaspora
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci Katër shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në...
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
-
Xherdan Shaqiri uron shqiptarët për 28 Nëntor me foton e veçantë
-
Festa e shqipeve në Londër për 28 Nëntor, ka edhe të arrestuar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes Në vitin 2022, shumë foshnja dhe fëmijë të vegjël në Zvicër ishin infektuar me virusin sincicial...
-
Pse kantoni Zug ka taksat më të ulëta në Zvicër?
-
Gazeta zvicerane shkruan mbi “neutralitetin” e Zvicrës në situatën e Kosovës
-
Pse kaq shumë zviceranët jetojnë me qira në vend që të blejnë një shtëpi?
-
Ku janë kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të Zvicrës?