Gjuha
Londër: Interesim i nxënësve shqiptarë, hapet edhe një klasë e re
Sholla shqipe në Londër nga e dita e shtunë fillon semestrin e ri
Është bërë e ditur se më 11 janar shkollat shqipe të shoqatës “Ardhmëria” në Londër të Anglisë hapen për të filluar semestrin e dytë me një program mësimor që përfshin edhe hapjen e një klase të re për fëmijët e diasporës shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Shoqata “Ardhmëria” ka njoftuar se këtë të shtunë do të hapen dyert e shkollës shqipe, për të filluar simestrin e dytë (spring term).
I gjithë kolektivi i Shoqatës “Ardhmëria”, nën drejtimin e Lutfi Vatës dhe mësueset e kualifikuara që kur kanë përgatitur një program mësimor, edukativ dhe cilësor për këtë semestër. Këtu përfshihet edhe hapja e një klase të re për fëmijët parashkollorë, të moshës 4.5 – 5.5 , të cilët do të hyjnë në rrugëtimin e mësimit të gjuhës tonë të bukur shqipe nëpërmjet lojërave, pikturave dhe këngëve.
Kujtojmë se autoritetet e Kosovës, në bashkëpunim me ato të Shqipërisë patën dërguar në Londër një sasi librash dhe mjetesh shkollore për t’i konsoliduar shkollat shqipe me mjetet pedagogjike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?