Futboll
Cana: Përfaqësuesja e Kosovës ka ndikuar në dobësimin e Kombëtares shqiptare
Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës ka ndikuar në dobësimin e Kombëtares shqiptare.
Cana ka thënë se Panucci ka marrë Kombëtaren në një pozitë të vështirë, por gjykimi ndaj tij do të bëhet në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
“Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”.
Ish-kapiteni i Kombëtares ka thurur lavde për përfaqësuesen e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova ka kryesuar grupin në Ligën e Kombeve me plot meritë.
“Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetët e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar”.
Cana ka thënë ndër të tjera se Kosova ka arritur aq sa Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vjet.
“Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vjet”, deklaroi ndër të tjera Lorik Cana.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















