Sport

Luajnë në kampionatin zviceran por përgatitjet pranverore i bëjnë në Shqipëri

Ka disa vite që dardanët e Baselit preferojnë Kosovën e Shqipërinë për përgatitje pranverore. Sivjet ata kanë kaluar disa ditë në një nga hotelet më të njohura të Durrësit, ku kushtet për stërvitje futbollistike janë të ngjajshme me ato te hoteleve spanjole apo turke.

 

 

Skuadra futbollistike shqiptare e ligës së dytë regjionale të Baselit, FC Dardania, ka mbyllur me sukses përgatitjet pranverore në Shqipëri.

Krahas temperaturave shumë të voltishme për futboll dhe brenda një ambienti të kompletuar me infrastrukturë moderne për stërvitje, dardanët e Baselit janë shumë të lumtur që përgatitjet parakampionale kanë mundur ti bëjnë në Shqiperi dhe Kosovë.

„Në këtë mënyrë ne vizitojmë vendin tonë, stërvitemi në vendin tonë dhe sjellim një turizëm të ri në vendin tonë, që për nga klima dhe mikpritja ua kalon vendeve të tjera ku ne më parë i kemi kaluar pushimet“, thotë drejtuesi i ekipit FC Dardania, Enver Hajdari.

Dardanët kanë bërë stërvitjet në Durrës, në hotelin ku mblidhet kombëtarja shqiptare, në Tropikal Resort.

„Ky hotel ofron të gjitha kushtet për stërvitje, me një fushë sintetike dhe një natyrale, ekipet mund të ushtrojnë në çdo kohë dhe pavarësisht temperaturave apo reshjeve, përgatitjet mund të zhvillohen sipas planit“.

FC Dardania ka zhvilluar dy ndeshje testuese, një në Shqipëri dhe një në Kosovë me klubin futbollistik Vitia në fushën sintetike në Gjilan, të cilën e kanë mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.

Për futbollistët e rinj të ekipit nga Baselit, kjo është një përvojë e mirë që duhet ta ndjekin edhe skuadrat e tjera shqiptare nga diaspora.

 

Më poshtë ju mund të lexoni letrën e plotë që e ka dërguar në adresë të redaksisë sonë, drejtuesi i dardanëve, Enver Hajdari.

 

Edhe këtë vit ekipi ynë fazën përfundimtare të përgatitjeve pranverore e kaloi jashtë Zvicrës duke zgjedhur si destinacion Shqipërinë. 

 18 futbollistë dhe 6 nga stafi fluturuan pra një jave për Prishtinë, për të vazhduar drejtë Durrësit. Pushimi i parë ishte në restaurant ILIRIA në Vërmicë, darka ishte thjeshtë e mrekullueshme, shërbimi dhe ngrohtësia e personelit e mahnitshme, kurse falënderimi për organizimin dhe pagesën e kësaj darke i takon anëtarit tonë, Ali Xhahaj!

 Diku rreth orës 21:00 arritëm në Durrës, rezervimin kishim berë buzë detit, në një ambient fantastik, në Tropikal Resort -dhomat komode, ambienti me dy fusha për stërvitje, njëra me bar natyral dhe tjetra sintetike – kompletuan parashikimet tona për përgatitje ideale.

 E premtja filloi me mëngjesin e përbashkët, pastaj stërvitja ishte planifikuar për orën 11:00, kurse pasditja individuale u shijua në diell me temperetarua mbi 20 gradë celsius.

 Të shtunën ora 15:00 në program ishte miqësorja  kundër akademisë „Shkëndisa“ nga Tirana, ekipi U19, i cili ishte i spikatur me talentë të rinj. Këtë ndeshje ekipi ynë arriti ta fitoj me rezultat 3:0.

 Darkat dhe mbrëmjet zakonisht i kalonim në kryeqytetin tonë, kurse të hënën pas stërvitjës së fundit dhe drekës, ekipi mori rrugën drejtë Kosovës.

 Ishte pothuajse e pamundur të kalonim qytetin tonë të bukur, Prizerenin pa u ndalur. Pasi darkuam në Prizeren, ne vazhduam drejtë Gjilanit, ku të martën pasdite zhvilluam miqësoren e dytë kundër KF Vitia. Ndeshja ishte tejet atraktive dhe e nivelit të lartë. Rezultati ishte sekundar. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

 Si shenjë falënderimi ekipi ynë i dhuroi shokëve nga Vitia nga një fanelë për stërvitje, kurse KF Vitia dhe kësaj here tregoi mikëpritje madhështore, duke shtruar darkë të përbashkët në restorant Lisi, në Viti.

 Për të përshendetur ekipin nga Zvicra, kishte ardhur enkas edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti.

 Kryesia e FK Vitisë nderoi FC Dardaninë edhe më tepër duke shpërndarë mirënjohje për marrëdhënien e mrekullushme mes dy klubeve. Me mirënjohje i nderuan Nehat Sabedini, Emrush Salihu dhe Enver Hajdari!

 Falemnderit KF Vitia!

 Pas darkës ekipi vazhdoi për Gjilan, në kafiterinë Urban shikuam ndeshjen Napoli – Real Madrid, e as vizita në Shisha-Bar nuk mungoi. Ata që donin të flini, përfunduan në shtretërit e hotelit Kristal kurse të tjerët vazhduan deri në mëngjes.

 Dita fundit filloi me mëngjesin e përbashkët, lojtarët shfrytëzuan momentet e fundit në qytetin e Gjilan për sheti dhe për të blerë dhurata për ditën e 8 marsit :).

Rreth orës një të mesditës, ekipi vazhdoi në drejtim të aeroportit, Adem Jashari, duke përfunduar kështu një javë të mrekullueshme e cila do të mbahet mend si një nga përgatitjet më të bukura pranverore të ekipit shqiptar nga Baseli, FC Dardania.