E-Diaspora
Luan Krasniqi shpallet ambasador i “SOS Kinderdorf”
Në festën vjetore të të gjithë “fshatrave SOS” të botës, që u mbajt në Berlin, kryetari kryesisë së kësaj organizate, Wilfeied Vyslozil ia dorëzoi Krasniqit certifikatën me emërimin në këtë post nderi
Ish boksieri profesionist, me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, Luan Krasniqi është emëruar dje në Berlin ambasador i ri i “fshatrave për fëmijë” “SOS Kinderdorf”, shkruan presseportal.de.
Në festën vjetore të të gjithë “fshatrave SOS” të botës, që u mbajt në Berlin, kryetari kryesisë së kësaj organizate, Wilfeied Vyslozil ia dorëzoi Krasniqit certifikatën me emërimin në këtë post nderi.
“Gëzohem shumë që Luan Krasniqi, prej më shumë se dhjetë vitesh na ndihmon që fëmijëve t`ua falim guximin për të ëndërruar”, ka thënë Vyslozil, transmeton albinfo.ch. Krasniqi, sipas tij, ndihmon në veçanti të rinjtë me rastin e orientimit të tyre në profesion.
Boksieri i lindur në Kosovë por që sukseset i ka arritur në Gjermani, angazhohet prej vitit 2006 e tutje për organizatën humanitare “SOS Kinderdorf”. Në fushatën e zhvilluar me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit “6 fshatra SOS për vitin 2006”, Krasniqi ishte angazhuar për ngritjen e këtyre 6 fshatrave të rinj, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2013 së bashku me shefin e Porsche-së, Uwe Hück ai kishte ngritur aksionin sportiv humanitar të boksit “Blaue Zwecke für gute Zwecke”. Përmes tij ishin grumbulluar 50 mijë euro në të mirë të fëmijëve të strehuar në “SOS Kinderdorf”.
“Unë i dëshiroj çdo fëmije mbështetjen e një familjeje. Dhe këtë mbështetje e ofron “SOS Kinderdorf” në mënyrë unike”, thotë Krasniqi 46 vjeçar. “Dhe për këtë jam krenar të jem ambasador zyrtar i SOS Kinderdorf”, shprehet ai.
(Foto: presseportal.de)
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve













