Maqedonia
Lufta kundër korrupsionit, rezultatet dëshpëruese
Lufta kundër korrupsionit në vend nuk ka aspak progres. Kështu, trupi i Këshillit Evropian për luftë kundër korrupsionit – GRECO e vlerëson Maqedoninë.
Në raportin e tyre të fundit, thuhet se nga 19 rekomandimet e Këshillit Evropian, vetëm gjashtë janë implementuar. Në fokus të raportit është analizuar korrupsioni i mundshëm i deputetëve ku është konstatuar se asnjë rekomandim nuk është zbatuar, madje as pjesërisht. Në raport gjithashtu janë theksuar edhe skandalet me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Tek deputetët asnjë nga rekomandimet nuk është zbatuar, as pjesërisht, përveç Kodit për deputetët. Sa u përket gjykatësve dhe prokurorëve, konstatohet se vendi ka bërë përparim të kufizuar “.
Nga GRECO theksojnë se rezultatet në Maqedoni janë “zhgënjyese” dhe u bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa konkrete në lidhje me rekomandimet e dhëna katër vjet e gjysmë më parë. Nga qeveria kemi marrë përgjigje me shkrim ku thuhet se rezultati i gjitha raporteve relevante ndërkombëtare, pa marrë parasysh për cilën fushë bëhet fjalë, Qeveria i monitoron, analizon dhe ndërmerr hapa të duhur.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë
“Qeveria ka zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, ligjet dhe rregullat zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit vazhdon “
Përndryshe, 19 rekomandimet e theksuara për luftë kundër korrupsionit Këshilli Evropian ia dorëzoi vendit para më shumë se katër viteve. Ky raport përfundon me konstatimin se nga GRECO janë përgjithësisht të pakënaqur, por tani autoritetet kanë kohën deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm më seriozisht të punojnë kur duhet të paraqitet edhe një raport i ri mbi nivelin e korrupsionit në vend. Përndryshe, niveli i lartë i korrupsionit u përmend edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Progres dhe është një nga parakushtet kryesore për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën