Lajme

Lufthansa: Të mërkurën, grevë e personelit të shërbimit në aeroporte

Për herë të parë që nga kriza e pandemisë së koronës sërish kërcënojnë grevat te shoqëria ajrore gjermane, Lufthansa. Ndërsa vazhdon votimi për kontratat e pilotëve, sindikata Verdi po përgatitet për greva paralajmëruese njëditore. Ajo u ka bërë thirrje punonjësve të shërbimit në aeroporte për një grevë njëditore të mërkurën (më 27.07.). Greva do të nisë të mërkurën në mëngjes, në orën 03:45 dhe do të mbyllet të enjten në orën 06:00, komunikoi Verdi në Berlin. Si pasojë „do të ketë anulime të shumta fluturimesh dhe vonesa”. Për grevën paralajmëruese janë thirrur të punësuarit e shërbimit në aeroporte në bazat kryesore të Lufthansës si në Frankfurt mbi Main, Dyseldorf, Këln, Hamburg, Mynih dhe Berlin.

Rritja e ndjeshme e pagave „është e justifikueshme”

Në radhët e shërbimit në aeroporte bëjnë pjesë punonjësit e teknikës dhe logjistikës, pa shërbimet e tyre avionët nuk mund të nisen. Oferta e parë për kontratat e reja e Lufthansës është refuzuar nga sindikata Verdi, por negocitatat do të vazhdojnë më 3 dhe 4 gusht. Sipas të dhënave të sindikatës, sipërmarrja ka ofruar në bisedime një kuotë fikse dhe një komponente në varësi të rezultateteve në punë për një periudhë kohore prej 18 muajsh. Sindiakta kërkon 9.5 për qind më shumë në listën e pagave për një përiudhë prej 12 muajsh. Për një pieurdhë 12-mujore përfitojnë veçanërisht kategoritë me paga të ulëta. Rritja progresive e rrogës duhet të jetë të paktën 350 euro dhe gjithashtu të gjitha pagesat me orë pune duhet të jenë dukshëm më të larta se sa paga minimale ligjore, që na tetori do rritet në 12 euro ora.

Lufthansa: Greva, “e papranueshme”

Lufthansa e cilësoi grevën e paralajmëruar si të „papranueshme” si për klientët, edhe për punonjësit. Lënia e punës me një kohëzgjatje të tillë në shumë aeroporte nuk mund të konsiderohet grevë paralajmëruese, deklaroi Michael Niggemann nga zkryesia e kuadrit. “Kjo është edhe më e pakuptimtë, kur sipërmarrësi ka ofruar ndërkohë rritje të pagave – pavarësisht që Lufthansa prej krizës së koronës ndodhet në situatë të vështirë, me borxhe të larta dhe në kohë me perspektivë të pasigurt për ekonominë botërore”.

Në sfondin e mbingarkesës, inflacionit të lartë dhe heqjes dorë prej pagave për mëse tre vjet, është e justifikuar kërkesa për rritje të rrogave për personelin, deklaroi drejtuesja e bisedimeve për kontratat nga sindikata Christine Behle. Ajo është nënkryetare e Verdit dhe nënkryetare e Këshillit mbikëqyrës të Lufthansës. Situata në aeroporte është përshkallëzuar, tha Behle. Mbingarkesa e punonjësve të shërbimit për shkak të mungesave në personel, inflacionit të lartë dhe heqjen dorë për tre vjet nga paga, po i vë edhe më shumë nën presion të punësuarit./DW