Lajme
Lugano: Një grua sulmon me thikë dy gra, nuk përjashtohet motivi terrorist
Sipas policisë, një grua 28-vjeçare zvicerane ka sulmuar dy gra në qendrën tregtare që ndodhet në Piazza Dante në Lugano

Në një sulm me thikë në një qendër tregtare Manor në Lugano të Ticinos, një grua e goditur me thikë, ka pësuar plagë në qafë. Policia po zhvillon hetimet dhe nuk përjashton një sfond terrorist të këtij sulmi, shkruan 20minuten.ch
Sipas një reporteri lexues në portalin e lajmeve Tio.ch, “skena surreale” ka ndodhur në orën 14 pasdite. Flitet për një “pellg gjaku”. Një “grua e re” dyshohet se është plagosur në sektorin e mallrave shtëpiake me një goditje thike në qafë.
Policia e kantonit Ticino ka konfirmuar operacionin më vonë, pasdite, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, një grua 28-vjeçare zvicerane ka sulmuar dy gra në qendrën tregtare që ndodhet në Piazza Dante në Lugano. Njërën e ka lënduar me duar dhe tjetriën, duke e goditur me thikë. Kryerësja e dyshuar e krimit është mbajtur me forcë nga klientët e pranishëm dhe më vonë është arrestuar nga policia.
Policia nuk përjashton motivet terroriste dhe po punon së bashku me Zyrën Federale të Policisë. Njëra nga të sulmuarat ka pësuar dëmtime serioze, por jo kërcënuese për jetën. Tjetra ka pësuar lëndime të lehta.
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shëndetësor në Zvicër: Dallime të mëdha në sigurimet shtesë Në vitin 2023, kompanitë e sigurimeve shëndetësore në Zvicër, si CSS, raportuan një diferencë të konsiderueshme...
-
Përplasja e dy tramvajëve në Cyrih shkakton përkohësisht ndêrprerje trafiku
-
Ari si një strehë e sigurt funksionon gjithmonë – çfarë duhet të dini
-
Zvicër: Për qiramarrësit, lëvizja e shtëpisë mund të jetë shumë e shtrenjtë
-
Kolona të gjata në portalin jugor të Gotthard