E-Diaspora
Lul Dxe: Për bukë të gojës shumë reper sot këndojnë edhe tallava
Reperi shqiptar i njohur në Zvicër “Lul Dxe” rikthehet sërish më një këngë të re në skenën zvicerane
Kënga me titull: “Rückkehr” (rikthimi) është pjesë e albumit “Reditum”, i cili do të dal me 23 tetor. Kënga është lansuar në tregun zviceran dhe atë mund të blihet në të gjitha portalet muzikore.
“Këngën mund ta blejnë kudo në internet në: iTunes, Amazon, Deezer, Spotify, apo është e mundur që edhe me një mesazh telefonik ta marrin këngën në celularë duke e blerë përmes “igroove dxe” në numrin 900”, u shpreh Lulëzim Axhami për albinfo.ch.
Ai tha se kënga do ta këtë edhe videoklipin i cili pritet që ditën e diel të lansohet në mediat zvicerane.
Djaloshi nga Kaçaniku i cili jeton në Bern të Zvicrës ka thënë se kënga në gjuhën gjermane “Rückkehr” I kushtohet reperëve si shqiptar ashtu edhe zviceran të cilët nuk dinë të bëjnë rep.
“Shumë repera si zviceran ashtu edhe shqiptarë nuk bëjnë këngë aspak të stilit të tyre. Mundohen vetëm se si me e ba një këngë që dëgjohet për disa muaj. I thonë vetit repera e këndojnë krejt zhanre të tjera. Për bukë të gojës ata i përziejnë të gjitha zhanret, i bëjnë “tallave”.
Unë nuk bëj këngë vetëm sa për famë, unë e dua repin dhe bëj rep”, pohon DxE duke thënë se muzikën nuk e ka biznes material, shkruan “albinfo.ch”
Luli ka thënë se edhe këngët e tjera të albumit janë këngë tipike rep që flasin për jetën dhe të ardhmen e tij.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLulëzim Axhami
- Prejardhja:Kaçanik
- Vendi ku vepron:Bern
- Profesioni:Këngëtar
- Kontakti Lulëzim Axhami
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















