Bota
Spektakël lulesh në Kaliforni
Një lulëzim i mahnitshëm me lule të egra ka mbuluar kodrën në Liqenin Elsinore, në juglindje të Los Anxhelosit, disa javë pasi ky rajon u përfshi nga reshjet e mëdha të shiut.
Lulëzimi ka lënë kodrat e mbuluar me pika të arta dhe portokalli, diçka që kryebashkiaku Steve Manos shpreson t’i sjellë turistët në këtë zonë.
“Falë shiut, viti 2019 premton një ngjarje të super-lulëzimit, siç nuk kemi parë në disa vjet”, thotë Manos. “Kjo duhet të tërheqë mijëra njerëz për të vëzhguar lulet … do të vazhdojë rreth një muaj dhe ne jemi të ngazëllyer për t’i pritur vizitorët këtu në Liqenin Elsinore”, shton ai.
Lulet kanë krijuar një spektakël të tillë dhe njerëzit kanë filluar të ecin mes tyre. “Është dicka e rrallë, nuk e shihni atë çdo ditë”, thotë Tony Briant, një banor vendas.
Përndryshe, lulet e egra lulëzojnë çdo pranverë në Kaliforni, por shfaqja e këtij viti pritet të jetë veçanërisht e dendur dhe e përhapur pas javëve të shiut të rëndë në rajon.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












