Kultura

“Lumturimi” i Helidon Xhixhës i jep jetë sheshit në qytetin gjerman

“Ky është një vend për të ëndërruar, për të shijuar dhe për t`u shlodhur”, ka thënë drejtuessja e kompanisë, Margit Harting gjatë “pagëzimit” të “Bliss” në praninë e artistit shqiptar

Dy muaj para përurimit zyrtar të “European Distribution Center (EDC) të kompanisë HARTING  në qytetin Espelkamp ka tashmë shenjën e vet të veçantë dalluese: në një bregore të vogël në arealin e EDC është promovuar një skulpturë metalike tri metra e lartë, me banka për pushim të vendosura rreth saj, shkruan harding.com.de.

Është fjala për veprën artistike e artistit shqiptar Helidon Xhixha me emrin “Bliss” (shqip: Lumturim), e cila në vitin 2016 ishte shpërblyer në Bienalen e parë të Disenjit në Londër me çmimin e publikut, transmeton albinfo.ch.

“Ky është vendi më i mirë për Bliss”, ka thënë Xhixha, artisti i cili ka bërë emër në botë me skulpturat e tij dhe instalacionet nga çeliku i pandryshkshëm dhe veprat e të cilit janë prezantuar tashmë në ekspozita të ndryshme në Evropë, Amerikë dhe në Lindjen e afërt.

Në ansamblin e rrumbullakët  të përbërë  nga katër elemente të ngritura individuale pasqyrohet ambienti dhe vështruesit e drejtpërdrejtë të tij, përcjell albinfo.ch. “Ky është një vend për të ëndërruar, për të shijuar dhe për t`u shlodhur”, ka thënë drejtuessja e kompanisë, Margit Harting gjatë “pagëzimit” të “Bliss” në praninë e artistit.

“Lumturimi” është vepra e parë e skulptorit shqiptar e vendosur në Gjermani nën qiell të hapur. Emri  i saj ka të bëjë me qendrën e poliist (qytetit) grek dhe i referohet filozofisë së Platonit.

“Bliss” ka qenë fillimisht pjesë e një ekspozite në Zvicër dhe atje ka ngjallur interesimin e Dietmar dhe Margit Harting. Kështu, tash vendin e vet të prehjes përfundimtare vepra artistike e ka vetëm pak hapa nga hyrja kryesore e EDC.

“Kjo është lumturia (Bliss). Ne jemi të lumturuar për faktin se kjo vepër e pazakonshme arti tani do të qëndrojë përgjthmonë te ne në Espelkamp”, ka thënë e gëzuar Margit Harting gjatë përurimit.