CH-Ballkani
Lunaçek: Çelësi për liberalizimin e vizave është në duart e politikanëve të Kosovës
Pas publikimit të sotëm të raportit të Komisionit Evropian në Bruksel nga komisionari Johannes Hahn, ka reaguar edhe Ulrike Lunaçek, nënkryetarja e parlamentit Evropian si dhe raportuesja për Kosovën. Ajo ka theksuar hapur se çelësi për liberalizimin e vizave është në duart e parlamentit dhe qeverisë së Kosovës.
“Përkundër të gjithë qytetarëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, kosovarët ende nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza për tre muaj në Bashkimin Evropian. Komisioni ka dhënë dritën e gjelbër që sa më shpejt Republika e Kosovës t’i përmbush dy kriteret siç janë: miratimi i demarkacionit dhe dënimet e personave të nivelit të lartë për korrupsion, dhe në këtë mënyrë të i vije edhe fundi i izolimit. Për një popullsi ku dy të tretat janë nën 25 vjeç, kjo ndjenjë e të qenurit i mbyllur është një fatkeqësi”, citon ots.at, përcjell “albinfo.ch”.
Lunaçek tutje ka thënë se çelësi për heqjen e regjimit të vizave për në BE, prej muajsh por edhe tash është në duart e parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. “U bëj thirrje deputetëve të Kosovës për t’i dhënë fund bllokadës dhe për ta ratifikuar marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Po ashtu qeveria e Kosovës duhet të bëj veprime më të nevojshme dhe efektive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.”, është shprehur raportuesja për Kosovën, Lunaçek.
Në fund ajo është shprehur se mbështetja e saj si raportueses për Kosovën ashtu si në të kaluarën do të vazhdoj edhe në të ardhmen!
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













