Lajme
Lunacek: Sivjet nuk ka liberalizim vizash
Europarlamentarja austriake, Ulrike Lunacek u ka sugjeruar liderëve kosovarë që të mos japin premtime për liberalizim të shpejtë të vizave, pasi që ky proces mund të zgjasë me vite
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka deklaruar të martën në Prishtinë, se sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët. Ajo tha se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e obligimeve për vizat, por duhet ende punë në luftimin e korrupsionit dhe në rend e ligj.
Luancek tha se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe marrëveshja e 19 prillit ka ndikuar në zbutjen e sado pak të qëndrimeve të eurodeputetëve që vijnë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian e që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Europarlamentarja austriake u ka sugjeruar liderëve kosovarë që të mos japin premtime për liberalizim të shpejtë të vizave, pasi që ky proces mund të zgjasë me vite.
Në Bashkimin Evropian sivjet ka zgjedhje dhe nuk ka shpresa për marrjen e ndonjë vendimi, për vizat, tha ajo.
“Liberalizimi nuk do të ndodhë sivjet. Më pas, 1, 2 apo 3 vite, nuk e di se sa mund të zgjasë ky proces”, ka thënë Lunacek, citon REL.
Ajo ka rikujtuar deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra qysh në vitin 2010 se liberalizimi do të ndodhë brenda gjashtë muajve dhe ka rekomanduar që parashikime të tilla nuk mund të bëhen.
Më pas, eurodeputetja Lunacek është ndalur edhe në zhvillimet e brendshme politike në Kosovë. Ajo nuk ka lavdëruar reformën zgjedhore që po prezantojnë partitë politike, duke e cilësuar atë si krejt minore, pasi që në shumë pika ajo e kthen procesin prapa.
“Kjo nuk është në të vërtetë një reformë zgjedhore. Ajo është shumë minore dhe nuk e meriton të quhet reformë zgjedhore”, është shprehur Lunacek, sipas të cilës, Kosova si një zonë zgjedhore dhe votimi me lista të mbyllura, paraqet një përvojë që është përdorur edhe në të kaluarën.
Ajo nuk është pajtuar me konstatimet e disa medieve serbe se komunitetit serb po u cungohet përfaqësimi në institucionet e Kosovës
“Kushtetuta e Kosovës garanton 10 ulëse për serbët. Kështu që nuk qëndron ajo se ata po humbin përfaqësimin në Kuvend, e po ashtu Kushtetuta garanton edhe poste ministrore e nën-ministrore në qeveri”, ka thënë Lunacek.
Kjo e fundit, tri ditë më parë ka iniciuar në Parlamentin Evropian një rezolutë për Kosovën e cila iu bën thirrje pesë shteteve të BE-së, Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros, që ta njohin pavarësinë e Kosovës
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë












