Kosova
Lushtaku e ka pritur ftesën nga Haga
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se në Hagë do të intervistohet më 16 janar.
Ai, në një prononcim nga Aeroporti i Prishtinës para nisjes në Hagë, ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar.
“Do të intervistohem më 16 janar. Nuk e di në çfarë cilësie. Para se të vij këtu kam pasur një vizitë nga kryeministri i Kosovës, Haradinaj”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve, raporton KTV.
I pyetur nëse e ka telefonuar edhe presidenti Thaçi, ai ka thënë se kjo nuk është e ndaluar, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se e ka pritur ftesën nga Haga.
Së bashku në Hagë me Sami Lushtakun do të shkojë edhe deputeti Milaim Zeka. Ai ka thënë se po shkon për shoqërim të Lushtaku, pasi siç ka thënë beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së.
Në Hagë sot do të niset edhe Rrustem Mustafa, i njohur si komandant ‘Remi’.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













