Lajme
Macron bën thirrje që evropianët të mos ia delegojnë sigurinë amerikanëve
Pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Emmanuel Macron beson se Evropa duhet të hyjë në një epokë të re përsa i përket mbrojtjes. Përpara liderëve evropianë në Budapest, Macron deklaroi se Evropa duhet të të mbrojë pavarësinë e saj të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe interesat e saj mbi ato të rivalëve gjeopolitikë.
“Ne duhet të jemi të përgatitur. Ne duhet të shkruajmë historinë, kemi sisteme të sofistikuara mbrojtëse, kemi sisteme teknologjike. Nëse jemi të vetëdijshëm për atë që jemi, ne jemi një fuqi e madhe, asnjë treg nuk është i bashkuar si vlerat tona. Nëse zgjohemi, do të mbrojmë interesat tona, interesat evropiane”, tha kreu i Elizesë para liderëve evropianë.
Në hapjen e samitit evropian në Budapest, Macron theksoi se ky është një moment vendimtar për evropianët.
“Ky moment është ai ku ne vendosim të veprojmë, të mbrojmë njëkohësisht interesat tona kombëtare dhe evropiane, të besojmë në sovranitetin dhe autonominë tonë strategjike. Evropianët nuk duhet të delegojnë sigurinë e tyre në përjetësi tek amerikanët”, deklaroi gjithashtu Emmanuel Macron.
“Në thelb, pyetja që na shtrohet është, a duam të lexojmë historinë e shkruar nga të tjerët?”, pyeti presidenti francez gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Budapest.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












