Lajme
Macron betohet si Presidenti i Francës, zotohet të mbrojë Ukrainën
Macron inaugurohet për një mandat të dytë
Sot, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë betimin si president i Francës, pas rizgjedhjes së tij në këtë detyrë, përcjell albinfo.ch.
Ceremonia e betimit të tij u mbajt në Pallatin Elysee.
Macron u zotua gjithashtu se fillimisht do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë përpara se të vazhdojë të fokusohet në promovimin e Francës dhe Europës në skenën botërore, sipas CNN.
Macron u rizgjodh për pesë vjet të tjera në krye të shtetit francez më 24 prill, në një balotazh në të cilin e mundi rivalen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Në fjalën e tij Macron premtoi se “së pari do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim pas agresionit rus në Ukrainë”.
Macron premtoi gjithashtu se do të gjente një “metodë të drejtë” për të qeverisur vendin dhe për të lehtësuar tensionet sociale, duke e bërë qeverinë dhe Parlamentin të punojnë së bashku me sindikatat, shoqatat dhe njerëz të tjerë nga bota politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Në ceremoninë e inaugurimit, Macron pati një fjalim më të shkurtër se zakonisht dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke u përshëndetur me të pranishmit individualisht.
Në ceremoni ishin të pranishëm rreth 500 të ftuar. Ata vinin kryesisht nga bota e politikës, megjithëse përfshinin edhe aktorë, punonjës të kujdesit shëndetësor, oficerë ushtarakë dhe ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy. Mandati i dytë i Macron do të fillojë zyrtarisht më 14 maj, ku priten edhe vendimet e tij të para pas rizgjedhjes.
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri” Në Zvicër ai vuri re se paga mujore e premtuar prej 3000 frangash ishte qesharake duke...
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in
-
Cili qytet në Zvicër ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2025?