Kosova
Macron e Scholz paralajmërojnë Serbinë për një vendim të vështirë për Kosovën
Në letër thuhet se këshilltarët, së bashku me Lajçak, do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën për të shqyrtuar mundësitë e shtyrjes përpara të procesit të normalizimit të raporteve
Serbia duhet të përgatitet për vendim të vështirë. Ky ishte mesazhi kryesor i liderëve të Gjermanisë dhe Francës, të cilët së bashku i dërguan një letër tepër të rëndësishme Presidentit Aleksandër Vuçiç, lidhur me dialogun me Kosovën.
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz theksojnë se normalizimi i plotë i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor:
“Ne po ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë të nevojshëm urgjentisht, si në planin praktik dhe politik”, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Dy liderët sqarojnë dhe vëmendjen e madhe karshi Ballkanit Perëndimor: “Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin europian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata dypalëshe dhe rajonale”.
Macron dhe Scholz njoftojnë se kanë ngarkuar dy këshilltarë të tyre për politike të jashtme dhe siguri që t’i ofrojnë mbështetje të drejtëpërdrejtë ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në përpjekjet e tij për të arritur marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













