Kultura
Macron nderon Kadarenë, i jep titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” në Francë
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”. Në shpalljen e urdhrit të legjionit të nderit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar, shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar, shkruan top.channel.tv.
Vlerësimet për ta ndahen në kalorës, oficerë, komandantë, oficerë të lartë dhe kryqe të mëdha. Bashkë me Ismail Kadarenë, si oficer të lartë, janë vlerësuar edhe sociologia Claudine Herlizch, egjiptologu Kristian Ziegler dhe shkrimtarja franko-bullgare, Julia Kristeva.
Ismail Kadare mbante titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” që nga viti 2016, ndërsa tani shpallet “Oficer i madh i legjionit të nderit.
Me tituj dhe vlerësime të larta janë nderuar edhe të tjera personalitete të njohura.
I themeluar nga Napoleon Bonaparte në 1802, Legjioni i Nderit është më i larti nga nderimet kombëtare franceze. Sot, legjioni ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025










