Lajme
Macron: Personat mbi 50 vjeç duhet të marrin dozën e tretë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar masa të reja për të inkurajuar të moshuarit francezë që të paraqiten për një dozë të tretë vaksinimi kundër koronavirusit, në një përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të infeksioneve dhe shtrimeve në spital.
Në një fjalim televiziv, presidenti francez tha se nga mesi i dhjetorit, do të nevojitet një injeksion përforcues në mënyrë që personave mbi 65 vjeç t’u zgjatet leja shëndetësore.
“Ne duhet t’i shpejtojmë gjërat. Nga 15 dhjetori, do t’ju duhet prova e një përforcuesi për të zgjatur vlefshmërinë e lejes suaj shëndetësore”, u shpreh Macron.
Që prej stinës së verës, pasaporta e vaksinimit ka qenë e nevojshme për të hyrë në bare, restorante dhe ambiente të tjera. Leja shëndetësore tregon prova të statusit të plotë të vaksinimit, një test të fundit negativ për COVID-19 ose shërim nga sëmundja.
Macron shtoi se 50 deri në 64-vjeçarët do të kenë të drejtë për një dozë përforcuese që nga fillimi i dhjetorit, duke shprehur shqetësimin për rishfaqjen e rasteve të koronavirusit, të cilat ai tha se ishin rritur me 40% brenda një jave.
“Më shumë se 80% e personave në terapi intensive janë të moshës mbi 50 vjeç, prandaj nga fillimi i dhjetorit do të nisë një fushatë tërheqjeje për qytetarët tanë, të moshës nga 50 deri në 64 vjeç”, tha presidenti.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













