Lajme
Macron premton 500 euro në muaj për të rinjtë pa punë
Një “dhuratë” parazgjedhore për të rinjtë është shpallur sot nga presidenti francez, Emanuel Macron, duke prezantuar në rrjetet sociale “kontratën e angazhimit” që ka të bëjë me personat e moshës 16 deri në 26 vjeç që janë “pa punë apo trajnim për disa muaj”.
“Kontrata për të rinjtë” do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022, sipas njoftimit të presidentit në Facebook.
“Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh, në këmbim të trajnimeve. Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur 15 deri në 20 orë trajnim në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë”, shkruan Macron në postimin përkatës.
Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, qeveria Macron po promovon kontratën për të rinjtë në një kohë kur vendi është në periudhën parazgjedhore.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












