Lajme

Macron shkon në Moskë për bisedime me Putinin

Vizita e Emmanuel Macron në Kremlin sot për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin, për një diskutim të hapur për Ukrainën, është një rrezik i llogaritur nga presidenti francez, sipas shtypit francez.

Pas bisedimeve dypalëshe gjatë pasdites, të dy presidentët do të japin një konferencë për media. Për momentin kjo është caktuar përkohësisht në 20:45, sipas orës së Moskës, por do të varet nga sa do të zgjasin bisedimet. /TheGuardian