Jeta në Zvicër
Macron, vizitë olimpike në Lozanë
Presidenti francez vjen në Lozanë për të mbrojtur ofertën e Parisit për Lojërat Verore Olimpike 2024. Një vizitë, e cila do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku asgjë nuk i është lënë në dorë fatit.
Avioni presidencial do të aterrojë sot, të hënën, pasditen e hershme dhe do të kthehet për në Francë të mërkurën në mesditë. Agjenda e vizitës së ashtuquajtur “flash” e Emmanuel Macron premton të jetë e ngjeshur me shumë takime. Presidenti francez do të kalojë gati dy ditë në kantonin e Vaud-it për një mision të caktuar: për të mbështetur dhe mbrojtur ofertën e Parisit për Olimpiadën Verore 2024 kundër Los Angeles.
Edhe pse qyteti mikpritës do të emërohet më 13 shtator në Lima të Perusë, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse përbëjnë fazën e parafundit të procesit të përzgjedhjes. Me një madhësi të re, ka shanse që të martën, për herë të parë në histori, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të vendosë të ndryshojë rregullat, duke bërë një emërtim të dyfishtë. Pra, të përcaktojë për Lojërat Verore 2024 dhe 2028 dy qytetet konkurruese, çështja e vetme e këtij revolucioni të mbështetur nga Thomas Bach, president i IOC-së.
Për të dy delegacionet, ende konkurruese, që ëndërrojnë të bëhen mikpritëset e Lojërave Verore, është gjithashtu një mundësi për t’i takuar të gjithë anëtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në të njëjtin vend.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë Vjedhjet në kabinën e avionëve në linjën Cyrih–Hong Kong dhe anasjelltas janë shtuar kohët e fundit,... -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë













