Kultura
Magjia e “Prishtina Plus Festival”
Magjia e “Prishtina Plus Festival” apo P+festival, produkt i Next Level dhe Unit Live do të bëj bashkë artin, teknologjinë muzikën dhe dashurinë për tri ditë e tri netë.
Simboli i logos është një ilustrim modern i kombinuar, pas të cilit qëndrojnë elemente të lidhura ngusht me konceptin e festivalit. Hyjnesha në fron – Mbretëresha e Dardanisë, artifakt ky i gjetur në 1955 në qytetin e vjetër të Ulpianës zbarkon në Parkun e Gërmisë, pishat e të cilit ilustrohen përmes vijave të trekëndëshit në maje të logos. E gjithë kjo energji do të shpërndahet në Prishtinën tonë të bukur.
Pikërisht, kjo ngjarje do bëhet shtëpia juaj për promovimin e muzikës, artit e teknologjisë për tri ditë rresht. Bashkëpunimi me ICK-në, e njohur me eksperienca të panelistëve ndërkombëtarë e rajonal dhe muzikë për të gjitha preferencat!
Instalacionet artistike, seminare e konferenca, gara sportive dhe ndarja e përvojave të graffiti artistëve do të jenë pjesë e magjisë gjatë aktiviteteve tri ditore.
Evente të shumta gjatë natës me stage të ndryshëm do të zënë vend në Parkun e Gërmisë.
• 21 Korrik
BUSHIDO, artisti i njohur dhe shumë përfolur gjerman, si dhe dhe artistë rajonal e lokal do të performojnë në një stage dhe hapësirë te madhe në livadhin e Gërmisë.
• 22 Korrik
JORIS VOORN artisti i madh dhe i njohur nga Holanda, SABB nga Prishtina, DJEBALI nga Franca, ALICAN nga Turqia dhe artistë rajonal e lokalël që do të performojnë gjatë natës së dytë të festivalit, në një stage të bukur të ndërtuar dhe dekoruar tek Koshat.
• 23 Korrik
Mbrëmja e tretë e 23 korrikut pritet të jetë drithëruese me performancat e Trojës dhe Jerichos të paralajmëruara për skenën e madhe të këtij festivali.
Muzikë, art dhe teknologji – të gjitha në një në tri netët e Prishtina Plus Festival.
Ushqim, pije, kafe, fruta, merchandising, lost&found, do të zënë vend të posaqëm në shërbimin e juaj gjatë tri ditëve të Festivalit.
Me zyrtarizim nga Komuna e Prishtinës dhe leje të lëshuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Prishtina Plus Festival do t’i dhuroj Prishtinës frymë pozitive e hapësirë magjike shoqërisë kosovare, shumë të rinjëve nga rajoni e më gjerë, duke i dhënë Gërmisë ngjyrat që duhej të kishte tash e shumë kohë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Korrik 2016
- Ora10:00
- Data e përfundimit23 Korrik 2016 - 10:00
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve