CH-Ballkani
Majlinda: Në Rio jam nisur për medalje të artë
Në konferencën për media që është organizuar në Aeroportin e Prishtinës, Majlinda Kelmendi ka thënë se ka arritur të fitojë këtë medalje që për shumë shtete është vetëm ëndërr
E kthyer në atdhe,e pritur nga nivelet më të larta të shtetit, Kampionia olimpike duket tejet e lumtur pas triumfit historik në Rio 2016. Ajo në konferencën për media në aeroportin ‘Adem Jashari’, falënderoi të gjithë, teksa tregoi se është nisur për Brazil vetëm për të fituar medaljen e artë. Në veçanti Kelmendi ka falënderuar trajnerin e saj Toni Kuka, pa të cilin ka thënë se asgjë nuk do të ishte e mundur.
“Nuk po di nga t’ia filloj. Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë. Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk kanë me i pas”.
“Periudha më e vështirë ka qenë viti 2015 kur kam pasur lëndime me gjurin shpinën dhe shumë gjera tjera. Kam menduar se nuk do të kthehen asnjëherë në top formë. Ajo ishte periudha më e vështirë jo vetëm psiqikisht, por edhe mentalisht, shkruan gazetaexpress. Por, fatmirësisht jam rikthyer në më të mirën time ku këtë vit jam bërë edhe kampione e Evropës”.
“Në Rio jam nisur për medalje të artë. Nuk ishte e lehtë pasi atje të gjithë ëndërrojnë të marrin atë medalje. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar qysh e kam pritur. Lufta më e vështirë ka qenë kundër japonezes Nakamura, e cila ka qenë kohë më parë idol i jemi. Tani arrita të garojë me të dhe të fitojë, ishin momente të papërshkrueshme. Në finale kam pasur bindjen se do të fitoje pasi jam shumë e motivuar dhe e dija se medalja e artë do të ishte e artë. Gjithë kjo sakrificë është bërë për popullin tim, kështu që urime të gjithëve”, tha Majlinda.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











