Receta shqiptare gatimi
Makarona dhe kungulleshka në furrë
Fëmijët i pëlqejnë makaronat dhe kjo recetë mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për ta servirur gatimin e furrës me kungulleshka.
• 3 kungulleshka,
• 3 qepë të vogla,
• 400 g makarona,
• 1 fetë djathë deleje,
• 4 lugë vaj ulliri,
• Kikirikë,
• Borzilok,
• Kripë,
• Piper.
Përgatitja:
Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat. Prisni edhe qepën në copa të imët katrore. Hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën.
Pasi të marrë ngjyrën kuqerremet, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin. Ulni zjarrin që të skuqen së bashku për 5 minuta.
Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë homogjene.
Në një tenxhere, zieni makaronat, kullojini, shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.
Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit.
Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta.
Ju bëftë mirë
Të ngjashme
Të tjera nga Receta shqiptare gatimi
E-Diaspora
-
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut Sipërmarrëse e profesionistë, përfaqësues institucionesh dhe personalitete të njohura nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e... -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga Sipas modelit të Bazelit, punëdhënësi do të transferojë automatikisht një pjesë të pagës bruto te administrata... -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C -
Lehtësimi i marrjes së shtetësisë zvicerane mund të prekë edhe diasporën -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Parlamenti zviceran miraton 58 milionë franga shtesë për programet kërkimore të BE-së














