Integrimi
Makolli mori pjesë në Berlin në shënimit të 5-vjetorit të pavarësisë
Ministri Makolli falënderoi Gjermaninë për mikpritjen e qindra-mijëra shqiptarëve, të cilët, të gjendur përballë dhunës dhe terrorit serb, u detyruan të kërkojnë strehim në Gjermani
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli e konsideroi relativisht të suksesshëm zhvillimin e Kosovës brenda pesë vjetëve të pavarësisë. Ai tha se përkundër shumë sfidave përvjetorin e pestë Kosova e përmbyll me progres të dukshëm në të gjitha fushat e jetës.
Këto komente ministri Makolli i bërë në manifestimin e shënimit të përvjetorit të 5-të të pavarësisë së Kosovës, i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të jetës politike e institucionale të Gjermanisë, Sekretarja e Shtetit, ish-komandantët gjermanë të KFOR-it, ambasadorë të shteteve të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës.
“Për këtë progres, përpos institucioneve dhe qytetarëve të vendit, kanë kontribuar edhe miqtë tanë, të cilëve u jemi mirënjohës”, tha Makolli
Republika e Kosovës dhe populli i saj, sipas tij, janë përcaktuar për të ardhmen evropiane, ndërsa edhe rajonin e shohin si pjesë integrale e familjes evropiane.
“Kosovës është e përcaktuar për ndërtim dhe avancim të marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha shtetet fqinje, duke përfshirë edhe Republikën e Serbisë. Jemi shumë të bindur që përfundimi i bisedave mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete sovrane, i udhëhequr nga shefja e BE-së, Catherine Ashton, do të rezultojë me ndërtim të marrëdhënieve të mira mes popujve dhe shteteve tona”, tha ministri Makolli.
Republika e Kosovës gjatë 5 vjetëve si shtet i pavarur dhe sovran, sipas Makollit, është treguar plotësisht e gatshme për të garantuar realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, fetare, politike apo dallimi tjetër.
“Sot, shteti i Kosovës është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shteti i Kosovës për çdo ditë po jep prova në ndërtimin e një shteti, ku ligji e rendi vlejnë për të gjithë. Në këtë drejtim, misioni i Bashkimit Evropian po jep një kontribut të rëndësishëm”, tha ai.
Ministri kosovar falënderoi popullin dhe shtetin gjerman, i cili në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar, siç tha Makolli, u shndërrua në atdhe të dytë për qindra mijëra shqiptarë të Kosovë, të cilët u larguan nga vendi.
Ai tha s roli dhe kontributi i tyre në bërjen e lirisë dhe shtetit të Kosovës është i pazëvendësueshëm.
“Jemi mirënjohës për mikpritjen e qindra-mijëra shqiptarëve, të cilët, të gjendur përballë dhunës dhe terrorit serb, u detyruan të kërkojnë strehim në shtetet evropiane, në veçanti në Gjermani”, tha Makolli.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës në Gjenevë viziton ekspozitën e Anjesa Dellovës në Galerinë Fabienne Levy Udhëheqësja e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, Floreta Kabashi, së bashku me zëvendëskonsullen Fjolla... -
Dr. Qendrim Zahiri – një familje mjekësh me rrënjë në Kosovë dhe sukses në Zvicër -
Gjermani
Shqipdona Lahu doktoron në Universitetin Teknik të Mynihut -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
18-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
AI po zgjeron hendekun digjital mes brezave në Zvicër Një studim i Universitetit të Cyrihut tregon se inteligjenca artificiale po thellon diferencën digjitale mes brezave.... -
Friburgu voton për futjen e pagës minimale prej 4,000 frangash -
Alarm për azbest në SBB: Mbi 400 trena duhet të inspektohen -
PostBus teston taksitë vetë-drejtuese kineze në Zvicër -
A janë primet tuaja të sigurimit shëndetësor ndër 10 rritjet më të mëdha?










