Të tjera
Mali i Zi mund të jetë vendi i parë nga rajoni që hyn në BE
Përfaqësuesi Special i BE-së tha se një nga prioritetet e BE-së është integrimi i Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha se Mali i Zi është në pozitë të mirë për të qenë vendi i parë në rajon që bëhet anëtar i BE-së.
Ai këto komente i bëri sot pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, në margjinat e Forumit Ekonomik në Athinë.
Siç u bë e ditur nga Qeveria e Malit të Zi, Krivokapiq u shpreh i kënaqur me këtë takim dhe tha se intensiteti shumë dinamik i kontaktit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare është një lloj konfirmimi për angazhimin e Qeverisë së Malit të Zi për t’u bërë një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian.
“Ne besojmë në procesin e integrimit evropian dhe perspektivën tonë evropiane. Qeveria po punon me kapacitet të plotë për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane në mënyrë që Mali i Zi të bëhet një anëtar i plotë sa më shpejt të jetë e mundur” tha kryeministri malazez, përcjell Albinfo.ch.
Përfaqësuesi Special i BE-së tha se një nga prioritetet e BE-së është integrimi i Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas














