Kosova
Mali i Zi shemb stanet e shqiptarëve
Fatmir Gërvalla, përfaqësues i banorëve të këtyre staneve, e ka bërë të ditur lajmin
Autoritetet malazeze mëngjesin e së hënës kanë nisur shembjen e staneve të shqiptarëve në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi.
Fatmir Gërvalla, përfaqësues i banorëve të këtyre staneve, e ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se nuk janë lejuar nga autoritetet malazeze të shkojnë në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodh me stanet që i trashëguan nga stërgjyshërit e tyre.
Ai ka thënë se nuk do të ndalen dhe se do të protestojnë për të kundërshtuar këtë vendim të Malit të Zi, të cilin po e konsiderojnë si të padrejtë.
Pronarët e staneve e të tokës bjeshktare në Ishtedim pohojnë se çështjen pronësore e kanë për gjykim në Gjykatën Supreme të Malit të Zi, po ende nuk kanë marrë një vendim prej saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














