Kosova
Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Maqedonci konfirmon se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se, brenda vitit të ardhshëm, pritet të arrijë mbi 5.000.
FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri që nga viti 2018.
Në fund të tranzicionit, më 2028, ajo parashihet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë – prej tyre 5.000 aktivë, të tjerët rezervistë.
“Objektivat tona po realizohen më shpejt seç ka qenë e planifikuar fillimisht – gjë që tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të FSK-së”, thotë Maqedonci.
Sipas tij, forca ushtarake është duke u ngritur sipas standardeve të NATO-s – aleancës 32-anëtarëshe, ku Kosova mëton të anëtarësohet.
Ai thotë se pjesëtarët e saj janë duke u trajnuar në akademitë ushtarake të NATO-s dhe duke zbatuar doktrinën e saj.
Për më tepër, shton Maqedonci, “të gjitha blerjet tona ushtarake realizohen nga vendet anëtare të NATO-s.”
Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve të tillë dhe Maqedonci thotë se, aktualisht, është duke u bërë pagesa e tyre.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












