Maqedonia

Maqedoni: 22 të vdekur nga COVID-19⁠

Në 24 orët e fundit, 22 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq janë regjistruar 609 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 6 542 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsej 347 pacientë, transmeton Albinfo.ch.

Raste aktive me COVID-19 aktualisht raportohet të jenë 13 mijë e 406.