Maqedonia

Maqedoni: 31 të vdekur nga Covid-19

Derisa rastet e infektimeve të reja kanë shënuar ulje, numri i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i lartë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2.778 testime janë regjistruar 256 raste të reja me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit ISHP regjistroi 545 pacientë të shëruar dhe 31 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur nëntë janë nga Shkupi, gjashtë nga Gostivari, tre nga Tetova, Kumanova dhe Strumica, 2 në Kërçovë dhe nga një në Manastir, Veles, Gjevgjeli, Dibër dhe Makedonski Brod. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostikuar gjithsej 181.875 pacientë me koronavirus, ndërsa prej tyre 162.060 janë shëruar dhe 6.184 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.631”, thuhet në raport.