Lajme
Maqedoni e Veriut: 24 të vdekur dhe 1.112 të infektuar
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.553 teste të dyshuara për COVID-19, prej tyre pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 1.112 persona, 24 persona kanë vdekur dhe 709 janë shëruar.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkup – 321, Kumanovë – 69, Tetovë – 79, Prilep-77, Manastir – 65, Gostivar – 60, Koçani – 44, Berovë – 23 etj.
Katër viktima janë nga Shkupi (të moshës 76, 62, 67 dhe 70-vjeç), një nga Kumanova (64 ), një nga Shtipi (87), tre nga Prilepi (69, 45 dhe 79), dy nga Tetova (41, 65), dy nga Velesi (81, 61), 5 nga Manastiri (70, 91, 48, 60 dhe 73-vjeç), një nga Ohri (89), një nga Kriva Pallanka (47), një nga Krusheva (60), një nga Koçani (41), një nga Makedonski Brodi (40) dhe një pacient nga Vinica (66-vjeçar). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 54.743 raste, prej tyre 1.511 kanë vdekur, 32.366 janë shëruar, ndërsa janë 20.866 raste aktive./AlsatM
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike












