Lajme
Maqedoni e Veriut: Ditët në vijim nis vaksinimi anti-Covid
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe bëri me dije se në ditët në vijim do të nisë në vend procesi i vaksinimit në vend dhe se vaksina që do të përdoret do të jetë ajo e kompanisë kineze Sinovac.
Përmes një deklarate për shtyp, Filipçe njoftoi se është arritur një marrëveshje për 200 mijë vaksina nga Kina, por shtoi se janë duke u zhvilluar negociatat dhe me kompani të tjera, të cilat tashmë i kanë nxjerrë vaksinat në treg, raporton A2, transmeton Albinfo.ch.
“Vaksinimi kundër COVID-19 në vendin tonë do të fillojë me vaksinat kineze për furnizimin e të cilave jemi në fazën finale. Bëhet fjalë për 200 mijë vaksina për të cilat transportin e organizon Ministria e shëndetësisë”, tha Filipçe.
Gjithashtu ministri shtoi se njësoj si në vendet e tjera, të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit e sistemit shëndetësor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













