Maqedonia

Maqedoni: Numër i lartë i viktimave nga Covid-19

Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë numër të lartë të viktimave nga Covid-18. Në 24 orët e fundit raportohet për 18 qytetarë kanë vdekur, ndërsa nga mbi 3 mijë teste të kryera, 184 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, transmeton Albinfo.ch.

Aktualisht në gjithë vendin raportohen 10 819 raste aktive me COVID-19. Prej fillimit të pandemisë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur 6.758 pacientë, shumica prej tyre me sëmundje shoqëruese.