Maqedonia
Maqedonia e Veriut ende s’e di se sa refugjatë ukrainas mund të pranojë
Maqedonia e Veriut akoma nuk e di se sa refugjatë ukrainas është e gatshme të pranojë. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se vendi përveç që duhet të definojë numrin, madje duhet vullnetarisht të kërkojë të ndihmojë, shkruan Alsat.
“Unë pres që tashmë të vendosim dhe mendoj se do të propozoj edhe në qeveri që ne në mënyrë proaktive të kërkojmë një numër të caktuar të refugjatëve që t’u ndihmojmë vendeve që janë shumë të ngarkuara”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Për momentin, grupi koordinues për çështjen e refugjatëve ukrainas ka definuar hapat që duhet të ndërmerren në rast të paraqitjes së refugjatëve në kufi, shërbimet shëndetësore dhe akomodim e tyre.
Por, disa ukrainas tashmë kanë hyrë në vend. Osmani thotë se ata nuk kanë statusin e refugjatit, por të qytetarëve, të cilëve nuk u kërkohet vizë për të vizuar vendin.
“Disa prej tyre tashmë paraqiten para së gjithash tek Kryqi i Kuq, edhe pse nuk kërkojnë statusin e refugjatit në kufi. Pasi vendosen te të afërm të tyre dhe miq të tyre, atëherë paraqiten te Kryqi i Kuq për lehtësime të caktuara”, u shpreh Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Mediat kanë raportuar për shtetas ukrainas të vendosur në Strugë gjatë ditëve të fundit. Gjithashtu ka edhe prej familjeve të cilat kanë ardhur nga Ukraina, por në mesin e tyre ka edhe anëtarë me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














