Lajme
Maqedonia kërkon fusnotë si Kosova
Autoritetet shtetërore në Maqedoni kanë nisur një fushatë diplomatike për të kërkuar zgjidhjen e kontestit të emrit dhe pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, sipas një marrëveshje të modelit të fusnotës për Kosovën nga marrëveshja e fundit midis Kosovës dhe Serbisë.
Një propozim të tillë ka dhënë presidenti, Gjorgje Ivanov, i cili ka theksuar se marrëveshja Kosovë- Serbi dhe ajo midis Sllovenisë dhe Kroacisë mund të jenë model i pranueshëm për të gjetur zgjidhje për kontestin e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
“Ne nuk shohim se ka vullnet për dialog nga fqiu ynë jugor, që të bëjë atë që bën Sllovenia dhe Kroacia, që paralelisht të udhëheqin proceset dhe të arrijnë zgjidhje. Gjithashtu vullneti lindi edhe mes Serbisë dhe Kosovës dhe u gjet zgjidhje”, ka deklaruar Ivanov.
Ai ka përsëritur se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë barrierë për procesin integrues të vendit dhe se vendimi i GJND në favor të Shkupit për emrin, duhet ti jap një trajtim më korrekt vendit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare./ina&albinfo/
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










