Maqedonia
Maqedonia, mes vendeve që presin mbështetjen zvicerane
Bashkëpunimi mes Maqedonisë e Zvicrës dhe procesi i integrimit evropian, veçanërisht në drejtim të zgjerimit të Strategjisë së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ishin temat kryesore të takimit mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadores zvicerane në Maqedoni, Sybille Suter Teada, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Republikën e Maqedonisë në drejtim të mbështetjes politike për perspektivën evropiane të vendit, si dhe një nga donatorët më të rëndësishëm të vazhdueshëm bilateral.
Zëvendëskryeministri i Maqedonsië theksoi se është me rëndësi të madhe që Maqedonia edhe më tej mbetet mes vendeve prioritare për marrjen e mbështetjes zvicerane dhe shpreson se, sipas marrëdhënieve të ndërsjella të mira, kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
«Strategjia e re e Qeverisë së Zvicrës në Maqedoni për periudhën 2017-2020 është një vlerë e shtuar në procesin e reformës, për shkak se ajo siguron mbështetje në shumë fusha të rëndësishme, të tilla si demokracia, punësimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe mjedisi», tha Osmani.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin












