Maqedonia
Maqedonia planifikon të shpallë fundin e pandemisë në gusht
Që të lajmërohet fundi i epidemisë, duhet dy cikle nga 14 ditë të mos ketë raste të diagnostikuar
Maqedonia mund të shpallë fundin e epidemisë së Covid-19 në muajin gusht, derisa trendi i rënies së rasteve të reja në bazë ditore vazhdon me dinamikën e njëjte.
Ky është parashikimi optimist i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili shpjegoi se gjendja epidemiologjike paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme, ndërkaq vetë kujdesi sipas tij nuk duhet të mbetet anash për asnjë moment.
Pavarësisht optimizmit, Filipce konsideron se qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes për mbajtjen e distancës dhe maskës në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.
“Që të lajmërohet fundi i epidemisë duhet dy cikle nga 14 ditë të mos ketë raste të diagnostikuar dhe ka disa parashikime tek ne se si kjo të ndodhë nëse numrat vazhdojnë të jenë me këtë trend dhe ajo do kishte ndodhë diku në muajin gusht, ose ndoshta në fillim të muajit shtator. Spitalet praktikisht janë të zbrazëta, shumë pak pacientë shërohen në Klinikën Infektive, nën 10. Gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient nuk ishte paraqitur në Klinikë me simptome të Covid 19”, deklaroi Filipçe, transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Ekspertët thonë se megjithatë, mutacioni indian i cili njihet si “Delta”, e që është i përhapur në 99 shtete, është i paparashikueshëm dhe i njëjti mund të ndryshojë situatën epidemiologjike. Profesori Dragan Danillovski tha se për të qenë jashtë rrezikut për përhapjen e llojit Delta, konsiderohet që të jenë të vaksinuar 80-85% e popullatës.
“Delta variant i virusit është aq shumë herë më ngjitës, aq sa është e nevojshme që kufiri për t’u arritur imuniteti kolektiv është 80-85% vaksinim i popullatës që të mund të llogaritet si rrezik i ulët për përhapje epidemiologjike”, tha Dragan Danillovski, ekspert.
Profesori Aleksandar Petlickovki thotë se të pakta janë shanset që personi, i cili e ka kaluar virusin apo është i vaksinuar, të infektohet me mutacionin indian të virusit.
“Nuk kam parë studime të mira me shumë pjesëmarrës, të cilët tregojnë se sa për qind e këtyre të prekurve nga lloji indian kanë qenë paraprakisht të infektuar, por pres që ajo përqindje të jetë shumë e vogël, nën 5%”, pohoi SINKRON – Aleksandar Petlickovski, Drejtor i Institutit të Imologjisë, Shkup.
Deri më 15 korrik parashihet të vaksinohen rreth gjysmë milion qytetarë, përfshirë të gjithë ata të cilët janë paraqitur deri më tani në ueb faqen vakcinacija.mk. Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, paralajmëroi se pas 15 korrikut do të fillojë vaksinimi në terren i qytetarëve, të cilët dëshirojnë të vaksinohen, por të cilët nuk janë paraqitur deri më tash. Nga nesër pritet të fillojë vaksinimi i qytetarëve me vaksinat kineze Sinovak, ku pritet në bazë ditore të imunizohen deri në 20.000 qytetarë.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













