Zhvillim
Maqedonia, vendi me çmimin më të ulët të derivateve të naftës
Çmimet e derivateve të naftës do të zbresin edhe më shumë në Maqedoni.
Kompania e naftës “Helenik Petroleum”, që është pronare e rafinerisë “Okta” në Shkup, ka firmosur marrëveshje me kompaninë nacionale iraniane.
Bëhet fjalë për një nga marrëveshjet e para mes Iranit dhe një kompanie evropiane, pas heqjes së sanksioneve ndaj Iranit.
Muajt e fundit në Maqedoni ka pasur rënie të çmimit të naftës, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi uljen e çmimit për 3,5 denarë për litër, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch
Çmimi aktual i benzinës “Eurosuper” u ul në 57, 5 denarë për litër, ndërsa “Eurodizeli” për 39 denarë për litër.
Kjo do të thotë se Maqedonia po bëhet vendi me çmimin më të ulët të derivateve të naftës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











