Maqedonia
Maqedonia Veriore nesër merr vendim për hapjen e kufijve
Hapja e kufijve në vendet fqinje mund ta përshpejtojë vendimin e autoriteteve në Shkup për hapjen e kufijve.
Edhe pse më herët ishte njoftuar se hapja e kufijve mund të pritet pas 15 qershorit, jozyrtarisht njoftohet se kjo datë mund të zhvendoset për në fillim të muajit të ardhshëm.
Armend Arsllani, zëvendësministër i Shëndetësisë, tha se vendimin për hapjen e kufijve do të marrë Komisioni për sëmundje infektive.
“Komisioni për sëmundje infektive nesër do të diskutojë për datën kur do të hapen kufijtë. Mendimi fillestar i Komisionit ishte që kufijtë të hapen më 15 qershor, por duke pasur parasysh që vendet tona fqinje tashmë kanë marrë vendim për hapjen e kufijve, është e mundur që të kemi hapje më të shpejtë të tyre”, tha ai.
Shqipëria vendosi gjithashtu më 1 qershor të lejojë hyrje të qytetarëve të Maqedonisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.
Në Greqi do të mund të udhëtohet nga 15 qershori, pa test të koronës, por me kusht që nëpër vetura të ketë vetëm dy pasagjerë. Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë ende vendim konkret, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj. Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, do të duhet të ketë test negativ të koronavirusit, jo më i vjetër se 72 orë, dhe vërtetim të lëshuar nga komisioni i përbërë nga disa ministri.
Dy ditë më parë, Qeveria e Maqedonisë Veriore mori vendim për shfuqizimin e karantinës shtetërore.
Të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore, por edhe të huaj që do të kenë test negativ të Covid-19, do të hyjnë në izolimin shtëpiak.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën