Shkurt.ch
Martesa të mbron nga infarkti!
Nga pasojat e një infarkti të pësuar kanë vdekur brenda 28 ditëve 51 për qind të burrave të pamartuar. Te të shkurorëzuarit kjo përqindje është 42 ndërsa te të martuarit, 26%
Shoqata Evropiane për Kardiologji ka publikuar një studim të realizuar nga Universiteti finlandez “Turku” nga i cili askush nuk mund të mbetet indiferent. Studimi thotë se njerëzit që jetojnë të vetmuar, pa u martuar, i nënshtrohen më tepër rrezikut për të pësuar infarkt se sa të martuarit.
Për më tepër, të tillët vdesin nga infarkti i pësuar përpjesëtimisht dukshëm më shpesh se ata që jetojnë në bashkësi martesore.
Kështu, nga pasojat e një infarkti të pësuar kanë vdekur 51 për qind të burrave të pamartuar brenda 28 ditëve, është konstatimi i studimit. Te të shkurorëzuarit kjo përqindje ka qenë 42 ndërsa te të martuarit “vetëm” 26%.
Ndërsa gratë e martuara janë edhe më imune ndaj vdekjes si pasojë e infarktit, në krahasim me të pamartuarat. 43% të pacienteve, gra të pamartuara kanë vdekur brenda 28 ditëve ndërkohë që te të shkurorëzuarat kjo përqindje ka qenë 32%. Ndërsa nga gratë e martuara që kanë pësuar infarkt, brenda këtij afati kanë gjetur vdekjen vetëm 20%.
Por ndërkaq, autorët e studimit tërheqin vërejtjen: “Ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që njerëzit me shëndet të ligë tregojnë më shumë prirje për të jetuar të vetëm ose për t`u shkurorëzuar”. Kështu, shkaku i vërtetë i vdekjeve më të shpeshta te këto kategori mund të jetë pikërisht ky.
Të dhënat që janë shfrytëzuar për këtë studim janë marrë nga banka finlandeze e të dhënave Finami, që kanë të bëjnë me 15.330 raste të infarkteve të njerëzve në moshë në mes 35 dhe 99 vjetësh, që kanë ndodhur nga viti 1993 deri në vitin 2002.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës “Ndonjëherë ndjehem keq kur më shikojnë ndryshe, nuk më pëlqen kur më thërrasin gërrnaq, ne e...
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
-
Peter Paul Wiplinger, një urëndërtues i çmuar i letërsisë
-
«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë Lavrov: "Rusia nuk është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që...
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona