Lifestyle

Martohen Chopra dhe Jonas

Ylli i Bollywood-it, Priyanka Chopra, është martuar me këngëtarin Nick Jonas, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë në një nga pallatet mbretërore të Indisë.

Fishekzjarrët u lëshuan nga vendi i dasmës në qytetin indian Jodhpur. Çifti më pas shkoi në një ceremoni martese tradicionale indiane, përcjell albinfo.ch.

Chopra, 36 vjeç, është një nga personazhet më të njohura të Bollywoodit. Sipas çiftit, një nga gjërat e veçanta në lidhje me marrëdhëniet e tyre ishte shkrirja e besimeve dhe kulturave të tyre.