Lifestyle

Martohet Eliza Dushku

Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku është martuar me biznismenin amerikan Peter Palandjian.

Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku është martuar këtë të shtunë me biznesmenin amerikan Peter Palandjian.

Ceremonia martesore e aktores është zhvilluar në Boston dhe këtë e ka zbuluar fotografi kosovar Fadil Berisha.

Berisha ka postuar një video në  rrjetin social Instagram ku edhe i ka uruar martesën çiftit, shkruan Albinfo.ch.

Eliza dukej  mjaft elegante me fustanin e bardhë të nusërisë. Ajo dhe biznesmeni amerikan  u fejuan në qershor të vitit të kaluar, ndërsa kjo nuk është martesa e parë e aktores shqiptare.