Shqipëria
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri – Izrael
Ndeshja me Izraelin është gjithnjë një sfidë e veçantë për sa i përket sigurisë.
Kjo u pa qartë edhe pasditen e djeshme kur kombëtarja izraelite zbarkoi në “Elbasan Arena” për të kryer seancën stërvitore, teksa skuadra mbërriti në stadium me katër furgonë dhe autobusë, duke hyrë menjëherë në ambientet e brendshme të impiantit.
Në çdo pallat aty pranë dhe në stadium ishin vendosur snajperë për të kontrolluar çdo lëvizje të dyshimtë aty përreth, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Çdo gjë që hynte në stadium kontrollohej nga qentë anti-eksplozivë dhe këtij rregulli nuk i shpëtuan as qeset me akull që i nevojiteshin skuadrës.
Për banorët aty pranë ndeshje të tilla janë kthyer në një makth më vete, por siguria me sa duket vlen mbi të gjitha kur luan Izraeli.
Kuptohet që stadiumi është kontrolluar i gjithi para seancës së djeshme stërvitore, si edhe një gjë e tillë do të bëhet edhe ditën e sotme, ndërkohë që stadiumi do të jetë i survejuar deri në përfundim të ndeshjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













