Kuriozitete
Masakër ndaj gomarëve, kërcënohet me dy vjet burgim
Gjuetari zviceran, José R. (40), më 24 maj të këtij viti do të duhet të paraqitet para një gjykate franceze. Mbi të rëndon akuza për vrasjen e katër gomarëve dhe mund të dënohet me dy vjet burgim
Ishte një konfuzion i supozuar që Fanfanit (19), Moustique (19), Mistralit (17) dhe Ulule (7) u kushtoi me jetë. Nga mesi i muajit shtator, portugezi me pasaportë zvicerane, José R. (40), mori pjesë në një gjueti drerësh në lokacionin francez Arith, rreth 65 kilometra në jug të Gjenevës. Gjatë gjuetisë, gjuetari ka shtënë mbi një grup gomarësh. Ai vrau dy gomarë, ndërsa dy të tjerë i plagosi aq rëndë sa që veterinari është dashur t`ua shkurtojë vuajtjet.
“Gjuetari ka kryer një masakër të vërtetë”, ka pohuar Ariane Kabsch, avokatja e pronares së dëmtuar të firmës së gomarëve. “Hetimet e autoriteteve franceze kanë dëshmuar se gjithçka ka qenë shumë më keq se sa ishte paramenduar”.
Së bashku me të vëllain, ai ishte ftuar në gjueti nga një shoqatë franceze, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch. Ata iu bashkuan gjuetarëve francezë dhe filluan gjuetin e drerëve. Mirëpo, në vend të drerëve, gjuetari zviceran qëlloi në gomarë.
Firma në fjalë edhe sot e kësaj dite i vajton gomarët e vrarë. “Pronarja u përkujdes për kafshët dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me ta. Tani ajo është shkatërruar tërësisht”, ka pohuar avokatja mbrojtëse, duke kërkuar kompensim në të holla.
Gjuetari kërcënohet me burgim deri në dy vjet, gjobë prej 30 mijë eurosh si dhe kompensim të lartë në të holla për keqtrajtim të rëndë dhe mizorisë ndaj kafshëve.
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike Dimri ishte i lagësht dhe i butë. Përveç kësaj, termocentralet bërthamore zvicerane furnizonin mjaftueshëm energji elektrike....
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në vlerësimin e rrezikut të ortekëve në Zvicër
-
Zviceranët, gjithnjë e më të pasur
-
Më shumë hapësira parkimi elektrik në Gjenevë