Kosova
MASHTI për blerjen e librave, po shqyrton mundësinë që paratë t’u barten në llogari prindërve
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media sot ka folur për çështjen e teksteve shkollore, teksa ka shtuar se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore për vite me radhë ka qenë mjaft sfidues, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera ajo tha se është duke u shqyrtuar mundësia që mjetet për blerjen e teksteve shkollore t’iu kalohen në llogaritë e prindërve.
“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të bëhet në llogaritë e prindërve, brenda dy-tre ditëve do të vendoset për këtë mundësi që po e shqyrtojmë. Gjithashtu kemi përgatitur edhe platformën për aplikim në platformën e-kosova dhe kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë që në njërën anë të kemi tekste cilësore për fëmijët dhe kujdes për buxhetin e shtetit”, tha ajo.
Ajo paralajmëroi vendosje të çmimit tavan për tekstet shkollore dhe shtoi se nuk beson që do të ketë vonesa për furnizim me tekste nëse çdo gjë shkon sipas planifikimit.
“Nëse çdo gjë shkon sipas planifikimit, mendoj që nuk do të kemi vonesa në furnizimin e nxënësve. Këto do të jenë tekste për klasat 1-5, kurse për klasat 6-9 në njoftimin qe kemi dërguar me kohë te shkollat dhe komunat kemi kërkuar që ata t’i mbledhin tekstet dhe një pjesë e tyre tashmë u janë përcjellë nxënësve në fund të vitit të kaluar shkollor”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, zëvendësministri Taulant Kelmendi u shpreh se edhe këtë vit kanë zgjedhur ekipin negociues nga MASHTI, i cili brenda afateve ligjore ka negociuar për çmimin e teksteve shkollore, ndërsa u shpreh se shtëpitë botuese nuk kanë pranuar për ulje të çmimeve.
“Pas shumë tentimeve për të zbritur çmimet në nivelin e përballueshëm për buxhetin e ndarë, shtëpitë botuese nuk e kanë pasur mirëkuptimin. Së fundmi, kanë dërguar letra se çmimet e tyre janë të panegociueshme. Kjo situatë dhe kjo gjendje e krijuar është e papërballueshme për MASHTI-n dhe buxhetin e shtetit. Ne nuk mund të kalojmë asnjë skemë të keqshfrytëzimit të taksave të qytetarëve tanë”, tha Kelmendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













