Kosova

Mashtrim me listat e veteranëve, aktakuzë ndaj 4 personave 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.I, F.H, H.F dhe B.H., të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë, këta persona në fillim të vitit 2018 kanë paraqitur fakte të rreme, duke lëshuar certifikata dhe vërtetime të veteranëve të luftës.

“Po ashtu, të dyshuarit kanë përpiluar dokumentacionin-certifikatat dhe vërtetime të veteranëve, me qëllim të shfrytëzimit të këtyre dokumenteve si origjinale. Të njëjtit me këto veprime kanë dëmtuar rreth 60 persona, me ç’rast për një veprim të tillë kundërligjshëm kanë përfituar deri në 2500 €”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.