Sport
Mavraj, i mrekullueshëm para syve të De Biasit
Mërgim Mavraj ka zhvilluar edhe një ndeshje të madhe, derisa atë nga afër ishte duke e përcjellur, përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka shijuar fitoren e parë në fanellën e Hamburgut, duke mundur Bayer Leverkusenin 1:0, shkruan albinfo.ch.
Mavraj edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe bëri një ndeshje të madhe, derisa prezent ishte edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Pavarësisht polemikave të fundit, ishte vetë përzgjedhësi De Biasi, i cili ka përgënjeshtruar gjithçka. “Përkundër çdo lloj dyshimi, do të thosha që mes trajnerit të kombëtares dhe Mavrajt nuk ka asnjë lloj problemi, zero. Përkundrazi! Mërgimi është shumë i përfshirë me kombëtaren dhe dëshiron të jetë pjesë intensive e saj”, ka thënë De Biasi.
Trajneri i Kombëtares shqiptare po i vëzhgon lojtarët ku luajnë në ligat evropiane. Ai ishte në Itali, Gjermani dhe Zvicër.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













