Bota
May nuk e ka përkrahjen e partisë në prag të votimit për Brexitin
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian ka mbetur pezull të martën, pasi që koncesionet e siguruara nga Brukseli të kryeministres Theresa May nuk kanë arritur ta bindin fraksionin kryesor të Partisë së saj Konservatore, vetëm disa orë para votës në Parlament.
Në përpjekjen e fundit për një dalje nga qorrsokaku i shkaktuar prej Brexitit, në prag të 29 marsit, datës së caktuar nga Mbretëria e Bashkuar për largim nga blloku evropian, May ia kishte mësyrë Strasburgut të hënën, për t’u marrë vesh për garanca ligjore me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Sidoqoftë, prokurori i përgjithshëm, Geoffrey Cox, ka thënë në një opinion të shkruar se garancat nuk e zgjidhin çështjen dhe se e lënë Mbretërinë e Bashkuar në orbitën e bllokut edhe pas Brexitit.
“Risqet ligjore mbesin të pandryshuara”, ka thënë Cox, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Sterlina ka rënë për dy cent pas publikimit të opinionit të Coxit, opinion ky që ul mundësitë e kalimit në Parlament të marrëveshjes së kryeministres May.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











